Kosova dhe Shqipëria e organizojnë bashkë Europianin U16 në volejboll, ky është reagimi i Kurtit - Gazeta Express
string(95) "kosova-dhe-shqiperia-e-organizojne-bashke-europianin-u16-ne-volejboll-ky-eshte-reagimi-i-kurtit"

Sporte tjera

Gazeta Express

09/10/2024 20:47

Kosova dhe Shqipëria e organizojnë bashkë Europianin U16 në volejboll, ky është reagimi i Kurtit

Sporte tjera

Gazeta Express

09/10/2024 20:47

Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur lajmin për organizimin e Kampionatit Evropian CEV U16 në Kosovë dhe Shqipëri, duke theksuar mbështetjen e plotë të institucioneve në të gjitha nivelet.

Kosova dhe Shqipëria kanë fituar të drejtën të organizojnë fazën finale të Kampionatit Europian U16 te vajzat.

Kurti uroi dy federatat dhe u uroi suksese ekipeve tona

“Kosova dhe Shqipëria bashkëorganizatore të Kampionatit Evropian në Volejboll! Me nismën e përbashkët të Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, është fituar e drejta e bashkëorganizimit të Kampionatit Evropian të volejbollit për grupmoshat U16 te vajzat. Kampionati do të mbahet më 2-13 orrik 2025 në Prishtinë dhe Tiranë. Kjo garë do të jetë faza finale e 16 ekipeve më të mira të Evropës, ku Kosova dhe Shqipiëria si shtete nikoqire, kualifikohen direkt. Urime të sinqerta bashkëorganizatorëve dhe suksese të veçanta për ekipet e vajzave të Kosovës e Shqipërisë” – thuhet në mesazhin e kryeministrit Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement