Kosova dhe partnerët nordikë diskutojnë forcimin e demokracisë përballë dezinformimit - Gazeta Express
string(85) "kosova-dhe-partneret-nordike-diskutojne-forcimin-e-demokracise-perballe-dezinformimit"

Gazeta Express

15/04/2026 10:28

Kosova dhe partnerët nordikë diskutojnë forcimin e demokracisë përballë dezinformimit

Gazeta Express

15/04/2026 10:28

Është mbajtur konferenca “Demokracitë Rezistente në Epokën e Informacionit: Perspektiva Nordike mbi luftimin e dezinformimit dhe Forcimin e Qëndrueshmërisë Shoqërore”, e cila mblodhi përfaqësues institucionalë dhe diplomatikë për të diskutuar sfidat bashkëkohore të dezinformimit dhe mënyrat për forcimin e demokracisë në një mjedis gjithnjë e më kompleks informativ, raporton Ekonomia Online.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie të informuar dhe rezistente ndaj manipulimit të informacionit, duke sjellë edhe shembuj ilustrues nga kultura dhe historia finlandeze.

“Të filloj duke ju kthyer pak në vitin 1965, në Detin Baltik. Në librin e saj, Tove Jansson flet për një familje në luginën Mumin, për një zhvendosje drejt një ishulli të panjohur. Dhe në këtë ishull, çdo gjë është e pasigurt, rregullat nuk janë të qarta dhe, dhe ndjesia e realitetit nuk ekziston më ashtu siç e dinim më parë. Familja ka vështirësi që ta kuptojë siç shoh…, që të bëjë dallimin midis realitetit dhe interpretimit dhe paqartësia nga i rrethon. Çdo gjë mu duk sikur është përmbysur në një mënyrë të tillë siç jemi tani. Sfidat e sotme janë të ngjashme me këto momente. Mjedisi ynë i informacionit është sot… mjedisi informativ është aq i fragmentuar sa na kërkon neve që të interpretojmë se çfarë të besojmë e çfarë jo. Tani, në nivel personal, këtë po e jetojmë të gjithë, po ashtu edhe në kuptimin e manipulimit ndërkombëtar të informacionit”.

“Dhe pastaj, është thyerja e besimit tek realiteti mbi të cilin varet demokracia. Ky realitet nuk është gjë e re. Aftësia jonë për të reaguar ndaj këtyre kërcënimeve prek në mënyrë të drejtpërdrejtë mbrojtjen e demokracisë. Kjo kërkon jo vetëm një udhëheqje të fuqishme, por edhe qytetarë të informuar dhe të angazhuar”.

Ajo tha se “siguria jonë është e influencuar nga mënyra se si ne navigojmë në hapësirën digjitale dhe si reagojmë ndaj manipulimit”.

“Demokracitë tona janë të definuara nga aftësia jonë për t’u përshtatur, për të mësuar, për të menduar në mënyrë kritike dhe për të pasur një angazhim të përgjegjshëm me informacionin. Shumë vende e kanë kuptuar këtë gjë shumë më parë. Finlanda, psh., që nga pavarësia e saj në vitin 1917, kishte një pasiguri të madhe dhe zgjodhi të investonte në popullin e vet. Duke pasur një shoqëri civile, por edhe duke pasur media ky investim afatgjatë ka shpaguar. Demokracitë tona janë reziliente, jo pse ne kufizojmë informacionin, por sepse qytetarët e këtyre demokracive janë të aftë të bëjnë dallimin midis informacionit të saktë dhe dezinformimit. Çdo vend ka sfidat e veta, çdo vend ka historinë e vet. Por Finlanda qëndron si një shembull i rëndësishëm se si një demokraci e re mund të rritet dhe të piqet përballë sfidave të ndryshme në hapësirën informative”, tha ajo.

Ndërkaq, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, foli për sfidat konkrete me të cilat përballet Kosova në raport me dezinformimin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar.

“Më lejoni që në fillim të shpreh vlerësimin tonë të sinqertë për Këshillin Nordik të Ministrave dhe Ambasadat dhe Konsullatën e Nderit në përgjithësi për këtë mbledhi të rëndësishme. Angazhimi juaj i vazhdueshëm në Kosovë flet shumë për partneritetin e fuqishëm të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe besim të ndërsjellë. Takojmë në një epokë ku mjedisi informativ është bërë një dimension përcaktues i rëndësisë së stabilitetit demokratik. Dezinformimi dhe ndikimi i informacionit nuk janë më sfida margjinale; janë përpjekje të qëllimshme, shpesh të organizuara e të mbështetura me qëllim të dobësimit të besimit tek institucionet, duke çorientuar debatin publik dhe duke krijuar pasiguri brenda shoqërive tona.

Për Kosovën, kjo nuk është brengë e largët. Vazhdojmë të ballafaqohemi me fushata dezinformimi që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbia, të cilat përpiqen ta cenojnë shtetësinë tonë, ta keqpërfaqësojnë realitetin tonë edhe perceptimin vendor e ndërkombëtar. Këto sfida janë pjesë e një vazhdimësie më të gjerë që afekton reziliencën e demokracive në gjithë rajonin tonë. Në reagim ndaj kësaj, asnjë institucion i vetëm nuk mund të ofrojë përgjigje të plotë. Ndërtimi i reziliencës kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse e të mbështetur që bën bashkë institucionet publike, mediat e pavarura, shoqërinë civile dhe qytetarët. Në këtë drejtim, përvoja e vendeve nordike ofron udhëzime të rëndësishme në gjithë rajonin.

Rezilienca përforcohet me edukim, transparencë, llogaridhënie, me një theks të madh mbi edukimin medial dhe pastaj vetëdijen shoqërore. Kosova është e përkushtuar që të avancojë në këtë drejtim. Po punojmë për të përforcuar komunikimin tonë institucional, të përmirësojmë bashkërendimin dhe të mbështesim një mjedis ku informacioni i saktë dhe gazetaria e përgjegjshme mund të lulëzojnë, mund të zhvillohen tutje. Njëkohësisht, e kuptojmë që rezilienca afatgjatë varet nga një shoqëri që është e angazhuar në mënyrë kritike dhe e kuptoj që kjo konferencë do të kontribuojë në mënyrë kuptimplote”, tha Konjufca./EO/

Advertisement
Advertisement
Advertisement