“Kosherja”, emisioni i ri që ju ofron mundësinë të shpalosni talentin për humor - Gazeta Express
string(76) "kosherja-emisioni-i-ri-qe-ju-ofron-mundesine-te-shpalosni-talentin-per-humor"

TV/Film

Gazeta Express

18/03/2021 14:57

“Kosherja”, emisioni i ri që ju ofron mundësinë të shpalosni talentin për humor

TV/Film

Gazeta Express

18/03/2021 14:57

Emisioni më i ri në ekranet tona ka emrin “Kosherja” dhe vjen si prodhim i ABC e televizionit T7, dhe ju fton të merrni pjesë në audicione.

Përmes këtij emisioni, që udhëhiqet nga Bes Kallaku dhe Jona Spahiu, shqiptarët do të argëtohen me humoristë të njohur e të rinj të talentuar.

Lexo Edhe:

Poashtu, ky prodhim i ABC/T7 ju ofron mundësinë që edhe ju të jeni pjesë e emisionit, për të treguar talentin tuaj për humor, duke ju ftuar në provat që do të mbahen të martën dhe të mërkurën, në datat 23 dhe 24 mars, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, më saktësisht tek ish-amfiteatri i ASK-së.

Audicionet hapen për përzgjedhjen e aktorëve, imituesve, skenaristëve dhe kushdo që ka talent në fushën e humorit.

Audicionet mbahen nga ora 11:30 deri në orën 15:30 gjatë dy ditëve.

“Kosherja”, shtëpia e re e humorit.