Koronavirusi i bën milionerë 267 miliarderë, Trumpi i humb 1 miliard dollarë - Gazeta Express
string(75) "koronavirusi-i-ben-milionere-267-miliardere-trumpi-i-humb-1-miliard-dollare"

Koronavirusi i bën milionerë 267 miliarderë, Trumpi i humb 1 miliard dollarë

Gazeta Express

08/04/2020 9:39

Raportohet se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka humbur rreth 1 miliard dollarë nga pasuria personale gjatë muajit të kaluar pasi përhapja e pandemisë së koronavirusit ndikoi në mbylljen e zyrave, qendrave tregtare, hoteleve dhe fushave të golfit që janë në pronësi të tij.

Vlera e pasurisë së presidentit amerikan  ka rënë nga 3.1 miliardë dollarë më 1 mars në 2.1 miliardë dollarë më 18 mars, sipas listës së miliarderëve, të publikuar nga revista “Forbes”.

Lexo Edhe:

Sipas kësaj liste, 267 persona të pasur e kanë humbur statusin e miliarderit për shkak të rënies së vlerës së aksioneve nga përhapja e pandemisë.

Tash për tash, në botë janë dy mijë e 95 miliarderë, ndërsa një mijë e 62 prej tyre kanë më pak të holla në krahasim me vitin e kaluar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e personave që u futën në listën e miliarderëve ishte Eric Yuan, themelues i aplikacionit Zoom, i cili është bërë i popullarizuar kohëve të fundit, sidomos pas masave të izolimit në mbarë botën.

Themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, vazhdon të mbetet njeriu më i pasur në botë për të tretn vit radhazi me një pasuri prej 113 miliardë dollarëve. Megjithatë, vitin e kaluar pasuria e tij e kishte vlerën e 131 miliardë dollarëve.