Konjufca thotë se Abazi mund të ketë probleme me Qeverinë apo Grupin Parlamentar, e jo me të si kryeparlamentar - Gazeta Express
string(110) "konjufca-thote-se-abazi-mund-te-kete-probleme-me-qeverine-apo-grupin-parlamentar-e-jo-me-te-si-kryeparlamentar"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2021 22:37

Konjufca thotë se Abazi mund të ketë probleme me Qeverinë apo Grupin Parlamentar, e jo me të si kryeparlamentar

Lajme

Gazeta Express

24/11/2021 22:37

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për pakënaqësitë që ka paraqitur bashkëpartiaku i tij dje, Haki Abazi, i cili nuk mori pjesë në seancën e Kuvendit. Abazi përmes një postimi në Facebook tha se kjo është hera e parë që nuk ka marrë pjesë në një seancë të Kuvendit që nga zgjedhja e tij si deputet.

Lidhur me këtë deklaratë të Abazit, Konjufca ka thënë se i di problemet e tij dhe se janë të zgjidhshme.

Lexo Edhe:

“Nuk i di të sakta, por ka thënë se do të bashkëbisedojë me kryeministrin dhe shefen e grupit parlamentar. Mendoj që së bashku me ta do ta rregullojmë cdo paknaqësi që ai e ka shprehur në mënyre publike. Është zgjedhja e tij që ka dashur ta bëjë publike, por sa e kam kuptuar nuk ka dicka personale që me thanë që do të shkaktojë pasoja për grupin parlamentar. Të gjitha problemet që i ka janë të zgjidhshme”, tha Konjufca në Desku.

Ai madje tha se nuk ka të bëjë me atë që në një seancë të Kuvendit nuk iu dha fjala nga Konjufca.

“Ai e ka nda statusin në Facebook. Jo, absolutisht jo, unë jam shumë i hapur dhe në momentin që më kërkon takim, e kam takuar. I ka problemet të natyrave të tjera, nashta të mënyrës së funksionimit të grupit paralamentar, ka problem me relacionet me Qeverinë…”