Konjufca për samitin e BE-së: Pikat që i pashë dukeshin si të samitit të Selanikut më 2003 - Gazeta Express
string(89) "konjufca-per-samitin-e-be-se-pikat-qe-i-pashe-dukeshin-si-te-samitit-te-selanikut-me-2003"

Konjufca për samitin e BE-së: Pikat që i pashë dukeshin si të samitit të Selanikut më 2003

Instant

Gazeta Express

22/06/2022 22:00

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka folur për samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet nesër dhe pasnesër.

Konjufca tha se sa i përket Ballkanit Perëndimor, pikat që i ka parë kanë qenë shumë të zbehta, aq shumë sa i dukej se është duke e lexuar deklaratën e samitit të Selaniku të vitit 2003.

“Pikat që i pash aty kaq të zbehta m’u doken për këtë rajonin tonë saqë mu dok vetja që jam ka e lexoj deklaratën e samitit te Selanikut të vitit 2003, qashtu ke përshtypja jem e parë, sa i përket neve dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Konjufca në atv.

Tutje ai tha se optimiste për situatën e Kosovës kanë qenë mesazhet e vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz.

“Krejt cka e pash aty ke që ne fort jemi me shpresë që do te keni një të ardhme të sigurt, qikaq. E mu m’u dok për zotin pak si pikëlluese, sepse po kemi nevojë tash, në krejt cka ka qenë optimiste që po fillon një fazë e re, për mu qysh e lexoj unë situatën kanë qenë optimiste mesazhet e vizitës së kancelarit Scholz”.