Konfiskohen 49 vetura në Pejë për shmangie nga pagesa e tarifave doganore - Gazeta Express
string(73) "konfiskohen-49-vetura-ne-peje-per-shmangie-nga-pagesa-e-tarifave-doganore"

Gazeta Express

12/12/2019 15:51

Konfiskohen 49 vetura në Pejë për shmangie nga pagesa e tarifave doganore

Gazeta Express

12/12/2019 15:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajve tetor dhe nëntor të këtij viti janë konfiskuar 49 automjete për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se ndaj pronarëve të automjeteve janë iniciuar procedura ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit për procedura të mëtutjeshme ligjore

“Policia e Kosovës, apelon te të gjithë qytetarët që kanë në posedim mjete motorike e që nuk i kanë kryer obligimet doganore, para se të dalin në rrugë t’i kryejnë këto obligime, përndryshe Policia e Kosovës ndaj këtyre ngasësve të automjeteve do të ketë zero (0) tolerance”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement