Konfirmohet arrestimi i asamblistit të Vetëvendosjes, Berat Lahu, dyshohet për “ushtrim i ndikimit” - Gazeta Express
string(92) "konfirmohet-arrestimi-i-asamblistit-te-vetevendosjes-berat-lahu-dyshohet-per-ushtrim-ndikimi"

Konfirmohet arrestimi i asamblistit të Vetëvendosjes, Berat Lahu, dyshohet për “ushtrim i ndikimit”

Lajme

Gazeta Express

21/09/2022 10:08

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka konfirmuar për Gazetën Express arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu.

Prokurori Rasim Maloku tha se Lahu dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

Lexo Edhe:

Aksioni është duke vazhduar dhe deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë, sipas prokurorisë personat e prangosur dyshohen kryesisht për mmarrje dhe dhënie ryshfeti.

Aksioni i policisë bashkë me Prokurorinë e Ferizajt ka nisur herët në mëngjes dhe është kryer bastisje të paktën në 11 lokacione, duke u theksuar se bastisje pati edhe në lagjen “Velania” në Prishtinë.