Kompany: Krenar për lojtarët e mi, tani i sfidojmë kampionët në fuqi që janë edhe më të fortë - Gazeta Express
string(91) "kompany-krenar-per-lojtaret-e-mi-tani-i-sfidojme-kampionet-ne-fuqi-qe-jane-edhe-me-te-forte"

Sport

Gazeta Express

16/04/2026 9:30

Kompany: Krenar për lojtarët e mi, tani i sfidojmë kampionët në fuqi që janë edhe më të fortë

Sport

Gazeta Express

16/04/2026 9:30

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany po e shijon suksesin e arritur ndaj Real Madridit, që vlen kualifikim në gjysmëfinalen e Champions Leagues, ku do të përballet me Paris Saint-Germainin.

Trajneri belg foli në mikrofonat e “Prime Video” për sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por edhe për sfidën e radhës ndaj kampionëve aktualë të Evropës, përcjell “Gazeta Express”.

“Jam shumë i lumtur, krenar për skuadrën, është diçka pozitive për të gjithë. Tani duam të kualifikohemi në finale”.

Çfarë vlerësimi i jepni kësaj ndeshjeje?

“Mendoj se e kemi bërë gjënë më të rëndësishme në futboll: kemi qëndruar në lojë edhe pas disavantazhit. Ta fitosh këtë ndeshje dhe mënyra se si e bëmë është diçka speciale për tifozët tanë.”

Tani mund të ëndërroni diçka të madhe?

“Ne e bëjmë këtë që nga fillimi i sezonit. Do të përballemi me skuadrën që e ka fituar Champions Leagues vitin e kaluar dhe që duket edhe më e fortë. Do të jetë një tjetër mbrëmje e madhe futbolli dhe do të provojmë të arrijmë në finale.”

Bayern Munichu e konfirmon kështu forcën dhe ambicien e tij në Evropë, duke e eliminuar Real Madridin pas një përballjeje të luftuar dhe duke e siguruar një vend mes katër skuadrave më të mira të kontinentit.

Tani bavarezët do ta kenë përballë Paris Saint-Germainin në një duel që premton spektakël, me objektivin e qartë: finalen e madhe të Championsit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement