Vdes ish-punonjësi i Doganës, institucioni: Shërbeu me përkushtim, dha kontribut të jashtëzakonshëm - Gazeta Express
string(96) "vdes-ish-punonjesi-i-doganes-institucioni-sherbeu-me-perkushtim-dha-kontribut-te-jashtezakonshem"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 11:10

Vdes ish-punonjësi i Doganës, institucioni: Shërbeu me përkushtim, dha kontribut të jashtëzakonshëm

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 11:10

Ish-punonjësi i Doganës së Kosovës, Haxhi Blakaj ka vdekur, njoftoi institucioni, duke u shprehur ngushëllime familjarëve, kolegëve, miqve e bashkëpunëtorë të tij.

“Me pikëllim të thellë, Dogana e Kosovës njofton vdekjen e ish-kolegut tonë, z.Haxhi Blakaj. I ndjeri ishte ndër zyrtarët më të vjetër në Doganë e Kosovës, duke shërbyer me përkushtim dhe duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe forcimin e institucionit të Doganës së Kosovës, në periudha të rëndësishme për vendin”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Kontributi i tij ishte i veçantë edhe në organizimin sindikal, si bashkëthemelues dhe kryetari i parë i Sindikatës së Doganës në vitin 2007, duke punuar vazhdimisht për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Me ndarjen e tij nga jeta, humbëm një profesionist të rrallë dhe një njeri me vlera të mëdha”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement