Komenti seksist i Rron Gjinovcit kundër Flutura Kusarit evidentohet në raportin e Freedom House që u publikua sot - Gazeta Express
string(113) "komenti-seksist-i-rron-gjinovcit-kunder-flutura-kusarit-evidentohet-ne-raportin-e-freedom-house-qe-u-publikua-sot"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 22:14

Komenti seksist i Rron Gjinovcit kundër Flutura Kusarit evidentohet në raportin e Freedom House që u publikua sot

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 22:14

Raporti i sivjetëm i organizatës amerikane “Freedom House”  ka përmendur edhe aktivistin e shoqërisë civile Rron Gjinovci.

Raporti ka përmendur rastin e komentit të aktivistit Rron Gjinovci ndaj juristes së medias, Flutura Kusari, me përshkrimin “Çfarë frizure”.

Lexo Edhe:

Raporti e cilëson Gjinovcin si përkrahës i fortë i partisë në pushtet, i cili ka bërë komente mizogjene ndaj aktivistes së medias Flutura Kusari, pasi ajo kundërshtoi vendimin e Qeverisë për heqjen e licencës së Klan Kosovës dhe kritikat e hapura ndaj Qeverisë në dështimin për të siguruar masa mbrojtëse për gazetarët që raportuan nga veriu.

Në qershor 2023, avokatja dhe aktivistja e medias Flutura Kusari u përball me thirrje për dhunë ndaj saj në internet. Ajo fillimisht u veçua nga Rron Ginovci, një mbështetës i fortë i qeverisë së Kosovës, i cili bëri komente mizogjene ndaj saj pasi ajo kundërshtoi vendimin e qeverisë për heqjen e licencës së Klan Kosovës dhe duke u shprehur hapur në kritikat e dështimit të qeverisë për të siguruar masa mbrojtëse për gazetarët që raportuan nga veriu.”– shkruan Freedom House.

/Periskopi