Lëvizjes Vetëvendosje sot i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe njëherësh kryesues i Këshilltarëve Komunalë të LDK-së në këtë komunë.
Lajmi është bërë i ditur nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë Lëvizjes sonë, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qëndror”.
“Avni Fetahu ka pervojë të gjatë menaxheriale duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore dhe në konferenca ndërkombëtare. Avniu është mësimdhënës në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini”. Është i martuar dhe prind i 5 fëmijëve”, njofton Vetëvendosja.