Kombëtarja “top”, asnjë kuqezi s'ka lëndime - Gazeta Express
string(39) "kombetarja-top-asnje-kuqezi-ska-lendime"

Euro 2024

Gazeta Express

12/06/2024 8:26

Kombëtarja “top”, asnjë kuqezi s’ka lëndime

Euro 2024

Gazeta Express

12/06/2024 8:26

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet për ndeshjen e parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë me kuqezinjtë që kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.

Skuadra ka punuar për më shumë se një e orë e 30 minuta mes palestrës dhe fushës me grupin të plotë dhe deri tani nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ditën e sotme Kombëtarja do të zhvillojë një seancë stërvitore, që do të nisë në ora 12:00 dhe do të jetë e hapur për mediat 15 minutat e para.

Gjithashtu, sot do të ketë edhe një konferencë për median me një nga futbollistët kuqezi, duke filluar nga ora 14:30 dhe që do të transmetohet në kanalin e FSHF në platformën Youtube.

Advertisement
Advertisement
Advertisement