Komandanti i KFOR-it thotë se u sigurua që Kosova s'do ta dërgojnë FSK-në në veri pa miratim - Gazeta Express
string(91) "komandanti-i-kfor-it-thote-se-u-sigurua-qe-kosova-sdo-ta-dergojne-fsk-ne-ne-veri-pa-miratim"

Lajme

Gazeta Express

31/10/2021 12:15

Komandanti i KFOR-it thotë se u sigurua që Kosova s’do ta dërgojnë FSK-në në veri pa miratim

Lajme

Gazeta Express

31/10/2021 12:15

Komandanti i ri i KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari, ka thënë se Kosova nuk mund t’i vendos forcat e FSK-së në veri të vendit pa një miratim paraprak.

Kajari tha se KFOR-i po vazhdon t’i kryejë detyrat që theksoi se rrjedhin nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lexo Edhe:

“Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas një marrëveshje të mëparshme, duhet të autorizohet nga komandanti i KFOR-it para çdo dislokimi në veri të Kosovës. Policia e Kosovës mund të lëvizë lirshëm në mbarë Kosovën. NATO-ja pret që institucionet vendase të vazhdojnë t’u përmbahen marrëveshjeve. Në javët e para jam takuar me krerët e institucioneve në Kosovë, të cilët më kanë siguruar se para çdo veprimi, do të ketë koordinim të duhur me Kosovën dhe vendosja e FSK-së në veri të Kosovës do të vazhdojë të bazohet në njoftimin dhe miratimin paraprak nga komandanti i KFOR-it”, tha ai për “Kosovo Online”, transmeton Gazeta Express.

Lidhur me deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se institucionet e Kosovës mund të ndërmarrin tjetër aksion në veri të vendit, Kajari tha se nuk dëshiron të spekulojë.

Gjenerali hungarez foli gjithashtu për patrullimet e përbashkëta me ushtrinë serbe.

“KFOR-i ka një bashkëpunim të gjatë dhe të shkëlqyer me ushtrinë e Serbisë, në të gjitha nivelet e përgjegjësisë. KFOR-i do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me ushtrinë serbe dhe me organizatat e sigurisë së Kosovës, për të garantuar siguri në mbarë Kosovën. Patrullimet e sinkronizuara me ushtrinë serbe do të vazhdojnë përgjatë kufirit administrativ”, ka thënë Kajari.