Kompany dëshiron një reagim nga lojtarët e tij, pas humbjes nga Arsenali - Gazeta Express
string(72) "kokpamy-7deshiron-nje-reagim-nga-lojtaret-e-tij-pas-humbjes-nga-arsenali"

Futboll

Gazeta Express

29/11/2025 9:18

Kompany dëshiron një reagim nga lojtarët e tij, pas humbjes nga Arsenali

Futboll

Gazeta Express

29/11/2025 9:18

Bayern Munich e pa t’i ndërpritej seria prej 18 ndeshjesh pa humbje në fillim të sezonit 2025/26 të mërkurën mbrëma, kur kampionët rekord të Gjermanisë pësuan një humbje 3-1 në UEFA Champions League ndaj Arsenalit.

Duke folur para ndeshjes së së shtunës në Bundesliga kundër St. Pauli, Vincent Kompany dëshiron të shohë një reagim, por pret gjithashtu një ndeshje po aq të vështirë.

“Ne kurrë s’duam të humbim, nuk e pranojmë dhe nuk na pëlqen,” tha Kompany në konferencën e së premtes. “Por tani është çështje reagimi në këtë fazë të sezonit, për ndeshjen ndaj Arsenalit dhe tani ndaj St. Pauli”.

“Është gjithçka një proces për t’u përgatitur që të jemi gati në momentet e mëdha më vonë gjatë sezonit.”

Duke folur për rrezikun që paraqet St. Pauli, pavarësisht se ndodhet në vendin e plejofit të mbijetesës, Kompany shtoi: “Ka qenë e vështirë për ne ndaj tyre dy herë së fundmi. Po e mbajmë parasysh këtë – e dimë që s’do të jetë e lehtë, edhe pse ata kanë humbur tetë ndeshje.

“Ndeshja kundër Bayernit mund të jetë ndryshe edhe për ta. Një ndeshje e tillë të heq pak presion kur je në fund të tabelës, gjë që mund të jetë pozitive për St. Pauli.”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement