KOK-u përzgjedh edhe 10 shpresa olimpike 2020 - Gazeta Express
string(45) "kok-u-perzgjedh-edhe-10-shpresa-olimpike-2020"

KOK-u përzgjedh edhe 10 shpresa olimpike 2020

Gazeta Express

24/02/2020 13:58

Të gjithë sportistët e rinj të përzgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës do të marrin paga mujore në vlerë 100 Euro në muaj

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës në mbledhjen e fundit të tij e ka bërë përzgjedhjen e 10 Shpresave Olimpike 2020, të cilat do të paguhen nga KOK-u për 12 muajt e këtij viti.

Lexo Edhe:

Për herë të parë, institucioni më i lartë i sportit kosovar ka vendosur ta çojë në 10 numrin e shpresave, nga 6 sosh sa ishte për vitin 2019.

Listës i prijnë notari Arti Krasniqi, xhudistja Fatjona Kasapi, si dhe karateisti, Betim Maliqi.

Atletika është sporti i vetëm që përfaqësohet me dy garues: Albina Deliu dhe Alaudin Suma.

Besart Pireva është nga boksi, ndërsa lista pasohet me Edi Dvorani (shigjetari), Njomëza Nuraj (taekwondo), Vesa Gjinaj (tenis) dhe Fatlum Braka (mundje).

Të gjithë sportistët e rinj do të marrin paga mujore në vlerë 100 Euro në muaj.

Krahas këtyre 10 Shpresave, BE i KOK-ut në fund të vitit 2019 përzgjodhi edhe 10 Shpresa Olimpike 2020, të cilat do të marrin paga mujore në vlerë 150 Euro nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Kjo është hera e parë që, KOK dhe MKRS japin 20 paga mujore për 20 Shpresa Olimpike 2020. /Gazeta Express/

10 Shpresat Olimpike 2020, të cilat do të marrin paga nga KOK-u

1. Arti Krasniqi (not)

2. Fatjona Kasapi (xhudo)

3. Betim Maliqi (karate)

4. Albina Deliu (atletikë)

5. Besart Pireva (boks)

6. Alaudin Suma (atletikë)

7. Edi Dvorani (shigjetari)

8. Njomëza Nuraj (taekwondo)

9. Vesa Gjinaj (tenis)

10. Fatlum Brakaj (mundje)