KOK-u i shqetësuar me diskriminimin e sportistëve kosovarë, ankohet në instancat më të larta - Gazeta Express
string(91) "kok-u-i-shqetesuar-me-diskriminimin-e-sportisteve-kosovare-ankohet-ne-instancat-me-te-larta"

KOK-u i shqetësuar me diskriminimin e sportistëve kosovarë, ankohet në instancat më të larta

Sporte tjera

Gazeta Express

22/03/2023 10:18

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas diskriminimit të njëpasnjëshëm të sportistëve kosovarë nga shtetet që nuk e kanë njohur vendin tonë.

Pak ditë më parë, Donjeta Sadiku mbeti pa marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit pasi fillimisht iu vonua viza, e më pas iu kushtëzua pjesëmarrja në garën që u mbajt në Indi me heqje ose mosshfaqje të simboleve shtetërore, kërkesë që u refuzua nga pala kosovare.

Lexo Edhe:

E rasti më i freskët është ai i karateistëve kosovarë, të cilët nuk u lejuan të marrin pjesë në Kampionat Evropian, i cili do të fillojë sot në Spanjë, shkruan “Gazeta Express”.

Shtëpia e sportit kosovar thotë se po e ndjek me shqetësim të madh këtë padrejtësi që po u bëhet sportistëve tanë, ndërsa njofton se është ankuar në instancat më të larta të sportit botëror për këtë punë.

Përkundër faktit se Kosova është shtet i pavarur qe 15 vjet, sportistëve të këtushëm vazhdohet t’ju bëhet padrejtësi dhe u mohohet një e drejt elementare – pjesëmarrja në gara ndërkombëtare, duke e çuar poshtë mundin disamujor dhe djersën e derdhur për t’u përgatitur për këto gara.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e lëshuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës. /Gazeta Express/