KOK-u fillon procesimin e pagesave për bursistët - Gazeta Express
string(48) "kok-u-fillon-procesimin-e-pagesave-per-bursistet"

Gazeta Express

08/06/2020 16:10

KOK-u fillon procesimin e pagesave për bursistët

Gazeta Express

08/06/2020 16:10

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka filluar me procesimin e pagesave për bursistët Olimpikë Tokio 2020 dhe Shpresat Olimpike Tokio 2020

Pavarësisht vështirësive ekonomike dhe financiare të krijuara pas pandemisë Covid 19, Komiteti Olimpik i Kosovës i ka procesuar pagesat në vlerë 28,300 euro për muajt janar, shkurt, mars dhe prill 2020.

Lexo Edhe:

17 sportistë elitarë do të marrin 20,300 euro nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe 4 mijë euro nga KOK-u, njofton institucioni më i lartë i sportit kosovar, përcjell Gazeta Express.

Ndërkohë, për 10 Shpresat Olimpike 2020, KOK ka ndarë 4 mijë euro për katër muajt e parë të këtij viti.

Javë më parë, janë procesuar edhe pagesat në vlerë 10634 euro për tre bursistët Olimpikë Pekini 2022.

Në total, KOK ndan 31 bursa për sportistët elitarë dhe Shpresat Olimpike, përfshirë këtu edhe mundësin Egzon Shala, i cili ka fituar normën Olimpike Tokio 2020, dhe i cili do të hyjë në listën e pagesave prej 1 maj 2020. /Gazeta Express/