KMShK dënon deklaratën e Drita Morina: Pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës të KPM-së, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit “Debat Plus” - Gazeta Express
string(134) "kmshk-denon-deklaraten-e-drita-morina-pa-asnje-mbeshtetje-ne-kodin-e-etikes-te-kpm-se-ka-paralajmeruar-mbylljen-e-emisionit-debat-plus"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2026 19:28

KMShK dënon deklaratën e Drita Morina: Pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës të KPM-së, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit “Debat Plus”

Lajme

Gazeta Express

10/06/2026 19:28

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), dënon fuqishëm deklarimin e nënkryetares së Komisionit të Pavarur të Mediave, Drita Morina e cila, “pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës të KPM-së, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini”, thuhet në reagim.

Në reagim theksohet se “KMShK i bën thirrje KPM-së që të ruajë pavarësinë dhe të gjykojë drejt, në përputhje me standardet e Kodit të Etikës të KPM-së. KMShK, po ashtu, u bën thirrje anëtarëve të KPM-së të përmbahen nga deklaratat e pamatura dhe të pabazuara për cilësinë e raportimeve në mediat e vendit”.

Reagimi i plotë:

Në një vendimmarrje urgjente online, anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) kanë dënuar fuqishëm deklarimin e nënkryetares së Komisionit të Pavarur të Mediave, Drita Morina e cila, pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës të KPM-së, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Si profesionistë të mediave gjykojmë se organet e pavarura duhet të kenë shumë kujdes gjatë trajtimit të ankesave të tipit SLAPP ndaj mediave, sidomos kur ato ushtrohen nga eksponentë të partive politike.

KMShK i bën thirrje KPM-së që të ruajë pavarësinë dhe të gjykojë drejt, në përputhje me standardet e Kodit të Etikës të KPM-së. KMShK, po ashtu, u bën thirrje anëtarëve të KPM-së të përmbahen nga deklaratat e pamatura dhe të pabazuara për cilësinë e raportimeve në mediat e vendit.

Deklarata të tilla paralajmëruese dhe të pabazuara përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

KMShK u bën thirrje anëtarëve të tjerë të KPM-së që të distancohen publikisht nga nisma të tilla, të cilat ndikojnë seriozisht në lirinë e mediave në vend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement