Aksioni i EUROPOL-it kundër drogës dhe shpërlarjes së parave, gjykata vendos për pesë të dyshuarit - Gazeta Express
string(97) "aksioni-i-europol-it-kunder-droges-dhe-shperlarjes-se-parave-gjykata-vendos-per-pese-te-dyshuarit"

Gazeta Express

10/06/2026 19:44

Aksioni i EUROPOL-it kundër drogës dhe shpërlarjes së parave, gjykata vendos për pesë të dyshuarit

Gazeta Express

10/06/2026 19:44

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim pesë të dyshuarve që u arrestuan dje në aksionin e EUROPOL-it.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kjo gjykatë.

D.Sh, R.R, B.D, B.I dhe I.B, dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe për veprën penale “shpëlarje e parave”.

Prokuroria Speciale dhe organet e rendit hetimet ndaj këtij grupi i kishin nisur më 2 qershor, derisa u ndaluan ditën e djeshme më 9 qershor.

Kurse, sot u aprovua Kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement