Phoenix Suns ka marrë lëvdata të shumta në rrjete sociale për befasinë që ua bëri lojtarëve të vet, duke lëshuar video nga familjarët e tyre para ndeshjes kundër
Lojtarët e NBA janë të ndarë nga familjarët e tyre dhe pjesa tjetër e botës pasi që janë izoluar të gjithë së bashku në një kompleks në Orlando për ta rinisur sezonin 2019/20, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Phoenix Suns, që ka rekord të përsosur që nga rinisja e sezonit, më 30 korrik, i befasoi lojtarët e vet duke lëshuar video nga familjarët e tyre nga shtëpia para ndeshjes.
Në vend të lajmërimeve të zakonshme që bëhen për lojtarët që do të luajnë, këtë herë lajmërimet i bënë familjarët – gjë që i la lojtarët të emocionuar.
Phoenix mori lëvdata të shumta në rrjete sociale për këtë veprim, përfshirë këtu nga LeBron James e Stephen Curry.
“Kjo është e mrekullueshme!!!!! Bravo Suns për këtë. Dreq, më mungon familja ime!”, shkroi James.
“Aye, kjo është e mrekullueshme”, shkroi Curry, i cili nuk është në NBA Bubble, pasi aty janë ftuar vetëm lojtarët dhe stafi i klubeve që kishin gjasa reale për kualifikim në fazën play-offs.
Devin Booker kontribuoi me 35 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asiste për t’ia dhënë Phoenix fitoren me rezultat 130:117 kundër Philadelphia 76ers.
Mikal Bridges i shtoi 24 pikë e Dario Saric ndihmoi me 18, për t’ia dhënë Suns fitoren e shtatë radhazi që nga rinisja e sezonit, duke u ngritur kështu në garën për kualifikimin në fazën play-offs. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...