Klos Vokshi renditet në pozitën e 70-të në “EYOF 2023” - Gazeta Express
string(52) "klos-vokshi-renditet-ne-poziten-e-70-te-ne-eyof-2023"

Klos Vokshi renditet në pozitën e 70-të në “EYOF 2023”

Sport

Gazeta Express

24/01/2023 16:37

Skitari i Kosovës, Klos Vokshi, ka garuar sot në disiplinën e sllallomit në Tarvisio të Italisë, ku po mbahet “EYOF 2023”.

Në një shteg të vështirë dhe konkurrencë të fortë, ku po marrin pjesë skitarët më të mirë të Evropës nën 18 vjeç, Vokshi zuri vendin e 70-të prej 100 garuesve, 28 prej të cilëve dolën nga shtegu.

Lexo Edhe:

Koha e tij pas dy lëshimeve ishte 1 minutë e 53.97 sekonda.

Vokshi garon edhe të premten në sllallom të madh.

Kurse, nesër në sllallom garojnë Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj. /Gazeta Express/