Klinë, tre të dyshuar që u përplasën fizikisht me policinë janë dërguar në mbajtje - Gazeta Express
string(81) "kline-tre-te-dyshuar-qe-u-perplasen-fizikisht-me-policine-jane-derguar-ne-mbajtje"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 8:50

Klinë, tre të dyshuar që u përplasën fizikisht me policinë janë dërguar në mbajtje

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 8:50

Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju janë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar ata.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40, në Klinë.

Lexo Edhe:

Tutje bëhet e ditur se lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy nga të dyshuarit.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës zyrtare duke i sulmuar ata. Lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy të dyshuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.