Kjo është renditja e Florian Markut në klasifikimin botëror, pas nokautit të mbrëmshëm - Gazeta Express
string(85) "kjo-eshte-renditja-e-florian-markut-ne-klasifikimin-boteror-pas-nokautit-te-mbremshem"

Boks

Gazeta Express

03/04/2022 10:26

Kjo është renditja e Florian Markut në klasifikimin botëror, pas nokautit të mbrëmshëm

Boks

Gazeta Express

03/04/2022 10:26

Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore mbrëmë ndaj britanikut Chris Jenkins.

Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.

Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, tani ai ka avancuar shumë në renditjen e përgjithshme. Para ndeshjes ndaj Jenkins, Marku renditej nga portali i njohur “Boxrec” në vendin e 73-të në botë në kombinimin e të gjitha federatave sa i përket peshës welter.

Me këtë sukses ndaj uellsianit, i cili shihej si kundërshtari më i vështirë me të cilin Marku është ndeshur, ngjitja ka qenë e menjëhershme pasi tani ai është i 48-i në renditjen botërore për këtë peshë. /Gazeta Express/

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement