Kjo është marrëveshja sekrete që e nënshkroi Thaçi për ndalimin e hyrjes së FSK-së në Veri - Gazeta Express
string(89) "kjo-eshte-marreveshja-sekrete-qe-e-nenshkroi-thaci-per-ndalimin-e-hyrjes-se-fskse-ne-veri"

Kjo është marrëveshja sekrete që e nënshkroi Thaçi për ndalimin e hyrjes së FSK-së në Veri

Gazeta Express

26/02/2020 12:32

Në letrat sekrete që ish-kryeministri Hashim Thaçi i ka këmbyer me ish-sekretarin e NATO-s në vitin 2013, ai zotohet se FSK-ja nuk do të hyjë në veri të shtetit, deri në një afat të pacaktuar.

Thaçi në letrën që i ka dërguar ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, zotohet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të ndërmarrë misione në veri të shtetit, pa KFOR-in.

Lexo Edhe:

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim KFOR-in. Kjo është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATOs të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitetin më të madh. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu e ka të qartë, që KFOR-i, në përmbushjen e mandatit të tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitim të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e një procesi të rregullt bashkëveprimi”, thuhet në letrën që Thaçi i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Këtë letër e publikoi sot Zyra e Kryeministrit Kurti.

Në opinionin e ZKM-së thuhej se duke e mbajtur sekrete një marrëveshje të tillë, Thaçi ka bërë shkelje të rëndës kushtetuese, ndërsa letrat e shkëmbyera Kurti i ka nisur në adresë të kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Ish-sekretari i NATO-s e ka pranuar zotimin e ish-kryeministrit dhe e ka falënderuar Thaçin pasi i dha garancinë që FSK-ja të mos hyjë në veri.

“Faleminderit për letrën tuaj të datës 19 prill 2013. Unë e pranoj garancinë që ju po e ofroni që Forcat e Sigurisë së Kosovës do të ndërmarrin misione në Veri të Kosovës vetëm me pajtim paraprak nga misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR-it)”, thuhet në përgjigjen e ish-sekretarit Rasmussen.