Yll Limani e ka lansur këngën e tij më të
re “U kry”
“U kry” quhet kënga më e re e Ylli Limanit, një
këngë kjo me plot ritme verore, e që duket se këngëtari e ka bërë pikërisht për
skenën e verës.
Kënga është me muzikë dhe tekst të Yllit ndërkaq kënga është punuar nga Fatjon Myftari.
Kjo është njëra prej këngëve të para të Yllit që lansohet këtë vit, para sezonit të verës derisa është paralajmëruar edhe një këngë e tij me fituesin e Big Brother Albania, Luiz Ejlli. /GazetaExpress/