Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë vendet afrikane për t’u përballur me pasojat ekonomike të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Ai i bëri këto komente gjatë takimit në Pekin me presidentin e Mozambikut, Daniel Chapo.
Kjo është vizita e parë e një lideri afrikan që nga nisja e konfliktit, në një kohë kur Kina po zhvillon takimetë njëpasnjëshme me liderë të huaj, para vizitës së pritur të Donald Trump në maj, raporton CNN.
Ndërkohë, presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, akuzoi Kinën për presion, pasi anuloi një vizitë në Eswatini për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore nga disa vende.
Vendet afrikane, që varen nga importet e energjisë dhe ushqimit, janë ndër më të prekurat nga kriza globale, sidomos pas mbylljes së Ngushtica e Hormuzit.
Xi theksoi se Kina do të bashkëpunojë me Afrikën për të përballuar sfidat dhe për të nxitur zhvillimin, ndërsa Pekini planifikon të heqë tarifat për importet nga shumica e vendeve afrikane duke filluar nga 1 maji.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...