Guaja e Manninger: Jam e shkatërruar, e kishim një jetë perfektë, s'e meritonim - Gazeta Express
string(75) "guaja-e-manninger-jam-e-shkaterruar-e-kishim-nje-jete-perfekte-se-meritonim"

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 12:27

Guaja e Manninger: Jam e shkatërruar, e kishim një jetë perfektë, s’e meritonim

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 12:27

Dhimbje e madhe dhe fjalë plot dëshpërim nga bashkëshortja e Alexander Manninger.

Pas tragjedisë që e goditi ish-portierin austriak, gruaja e tij Emily e ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke e treguar gjithë vuajtjen për humbjen e partnerit të jetës.

“Jam e shkatërruar”, ka shkruar ajo, duke e shpjeguar gjendjen e saj shpirtërore pas ngjarjes dramatike, përcjell “Gazeta Express”.

Një dhimbje e thellë, e përshkruar me fjalë të thjeshta, por shumë të forta.

Në mesazhin e saj, ajo ka dashur ta kujtojë jetën e tyre së bashku, duke e nënvizuar lidhjen e fortë familjare dhe momentet e shumta të lumtura të përjetuara.

“E kishim një jetë perfekte”, një fjali që përmbledh gjithçka që ata kishin ndërtuar ndër vite.

Por dhimbja nuk ndalet vetëm te kujtimet. Në mesazhin e saj del qartë edhe ndjenja e padrejtësisë për atë që ka ndodhur.

Nuk e meritojmë”, një frazë që e pasqyron tronditjen dhe mosbesimin për tragjedinë që e ka goditur familjen.

Një mesazh i fortë dhe prekës, që tregon jo vetëm dashurinë për bashkëshortin e ndjerë, por edhe dhimbjen e madhe të një familjeje që është përballur me një humbje të papritur dhe të rëndë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement