Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se ajo e ka ofruar këtë pozitë si mënyrë për rrugëdalje nga situata lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Haxhiu, para mediave ka deklaruar se, ‘’çka i duhet pozita’’ nëse, ‘’dikush e kërkon’’ atë, dhe nëse ajo i parandalon zgjedhjet e jashtëzakonshme, përcjell Gazeta Express.
‘’Ne kemi bërë aq sa kemi mundur, aq sa kemi pas… aq sa është varë prej neve. Ju e dini që, unë kam ofruar edhe pozitën e kryetares së Kuvendit, sepse, çka më duhet pozita e kryetares nëse dikush e kërkon këtë, edhe nëse kjo i parandalon zgjedhjet e jashtëzakonshme. Por mendoj që refuzimi i të gjitha propozimeve, ofertave që kryeministri Kurti i ka bërë në drejtim të partive opozitare, PDK’së dhe LDK’së, mendoj që nuk i ndihmon vendit’’, ka deklaruar Haxhiu mes tjerash.