Kim nuk i ndahet Berishës: PD nuk ecën dot para me një këmbë tek e shkuara, SHBA nuk cënon sovranitetin - Gazeta Express
string(101) "kim-nuk-i-ndahet-berishes-pd-nuk-ecen-dot-para-me-nje-kembe-tek-e-shkuara-shba-nuk-cenon-sovranitetin"

Kim nuk i ndahet Berishës: PD nuk ecën dot para me një këmbë tek e shkuara, SHBA nuk cënon sovranitetin

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2021 16:59

Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u ndal në një prononcim për mediat.

Ajo theksoi se sapo ishte kthyer nga SHBA ku kishte folur me shumë ambasadorë dhe shtoi se kishte informuar shefat e saj për zhvillimit në Shqipëri. Mes të tjerash ambasadorja tha se kishte shkuar në selinë Blu atë çka kishte ngjarë.

Lexo Edhe:

Në fjalën e saj Kim shigjetoi përsëri Berishën kur tha se PD nuk mund të eci para duke mbajtur një këmbë nga e shkuara.

I thashë Bashës që Washingtoni mbetet i angazhuar për të bashkëpunuar me PD. Demokracia definohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. E dimë që është një pozitë e vështirë për PD, është proces tranzicioni por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar. Dhe të rikthehet në pushtet. Jemi shumë seriozë ndaj korrupsionit, kudër pandëshkueshmërisë. Do ta luftojmë këtë problem, pavarësishmë ragun dhe partisë.

Pozita jonë ndaj PD nuk do të ndryshojë. Do ketë shumë punë për t’u bërë në vijim. është esenciale dhe e mirë që PD është kthyer në parlament. Por ka aksione që duhen ndërmarrë për të bërë zgjedhje më të mira herën tjetër. Për të adresuar mangësitë që u identifikuan në raportin e ODHIR. Duhet luftë për të bërë ndaj reformës territoriale dhe korrupsionit. Kërkojnë një PD të fortë që do të ecë para, nuk ecet para me një këmbë të mbetur në të shkuarën. Si gjithmonë mezi presim të ecim para me Shqipërinë, shqiptarët dhe PD.

Kam parë raporte se ajo që ka ndodhur prek sovranitetin e Shqipërisë. Është e gabuar dhe fyese. I kujtoj të gjithëve se më 1920 kur bota donte që Shqipëria duhet të zhdukej, Willson tha që Shqipëria do të qëndrojë dhe më e fortë. Ndryshimi i vetëm është që tani ne duam që Shqipëria të jetë e fortë dhe më sovrane. Të gjithë ata që duan ta vendosin SHBA kundër qytetarëve u them se e keni gabim. Shqipërtarët e dinë e keni gabim. Pozita jonë ndaj sovranitetin nuk do ndryshojë kurrë.