Kim Kardashian ka shkaktuar sërish debat në rrjetet sociale me kompaninë e saj SKIMS, pas lançimit të një linje të re tangash që përmbajnë qime pubike artificiale.
Siç duket edhe nga postimet e yllit televiziv, linja vjen në ngjyra të ndryshme si e kuqe, blu dhe kafe, dhe në dy variante: me qime të drejta dhe kaçurrela. Në një postim më 14 tetor në Instagram, Kim pyeti ndjekësit e saj:
“Sa qesharake janë këto?”
Mostrat e të brendshmeve u bënë shpejt virale, duke ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Në faqen zyrtare të SKIMS, produkti përshkruhet si “artikulli më i guximshëm deri më tani” i markës, ndërsa çmimi i tij arrin 42 euro për palë. Megjithatë, pavarësisht natyrës së pazakontë dhe çmimit, tangat u shitën pothuajse në të gjitha madhësitë brenda pak orësh nga lançimi.

Reagimet në internet ishin të shumta dhe të ndryshme. Disa fansa e quajtën idenë “të çmendur” dhe “absurde”, ndërsa të tjerë e vlerësuan për origjinalitetin dhe sensin e humorit të Kim-it.
Përdoruesit në platformën X (ish-Twitter) komentuan:
“Kim Kardashian po çmendet plotësisht me ato të brendshme të reja.”
“Kim nuk mund të jetë serioze me këtë ide.”
Ky nuk është rasti i parë që Kim ngjall debat me produktet e SKIMS. Në korrik, ajo prezantoi një mbështjellës fytyre për shtrëngimin e nofullës dhe mjekrës, i cili u përshkrua si “risia e parë e markës për fytyrën”, duke ndezur diskutime të ndara midis atyre që e panë si një trend të panevojshëm dhe atyre që e konsideruan të dobishëm për kujdesin personal. /GazetaExpress/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...