“Gjithmonë ndihesha shumë keq dhe gjithmonë doja ta ndihmoja…”
Ylli i reality-show-t dhe një nga figurat më të njohura të pop-kulturës botërore, Kim Kardashian, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe tronditës për periudhën e saj të martesës me reperin Kanye West, duke zbuluar detaje që tregojnë për sfidat e mëdha emocionale që ka kaluar gjatë asaj kohe.
“Nuk kam pasur psoriazë që kur u divorcova…”
Në një paraqitje të fundit në podcast-in e njohur “Call Her Daddy”, 43-vjeçarja foli hapur për vitet e trazuara të marrëdhënies me ish-bashkëshortin e saj, duke e përshkruar kohën me West si “shumë stresuese dhe e dhimbshme”.
“Nuk kam pasur psoriazë që kur u divorcova… dhe sapo filloi të më rikthehej. Dua të them, kam psoriazë përsëri,” – tha Kim, duke shtuar se beson që sëmundja e saj kronike u përkeqësua për shkak të stresit emocional që përjetonte gjatë martesës.
“Ndihesha më e stresuar, ndoshta sepse duhej ta mbroja shumë, shumë atë që duhej ta mbroja,” – shtoi ajo, duke iu referuar Kanye West.
Marrëdhënie “e trishtueshme” dhe periudhë e errët
Kardashian kujtoi një nga momentet më të diskutueshme të ish-bashkëshortit të saj – videoklipin e këngës “Eazy” (2022), ku Kanye West shihet duke rrëmbyer dhe varrosur të gjallë komedianin Pete Davidson, i cili në atë kohë ishte i dashuri i Kim-it.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” e përshkroi këtë periudhë si “jashtëzakonisht të trishtueshme”, duke rrëfyer se shpërthimet publike të reperit e bënë të ndihej e pafuqishme dhe e përçarë mes dashurisë për të dhe përgjegjësisë si nënë.
“Të gjithë më thoshin: duhet t’i mbrosh fëmijët e tu”
Kur moderatorja e pyeti se çfarë i kalonte ndërmend gjatë sjelljeve të pazakonta të Kanye-t, Kim tha se gjëja e parë që mendonte ishin fëmijët e saj.
“Fëmijët e mi të shkretë… Të gjithë përreth meje më thoshin se duhet t’i mbroja fëmijët e mi. Ata do të rriten, do të kuptojnë, do të shohin gjithçka. Pra, puna ime si nënë është t’i mbroj, t’i mbaj të sigurt në kohë të tilla.”
Ajo zbuloi gjithashtu se njëri prej fëmijëve të saj së fundmi kishte dëgjuar për disa nga sjelljet e babait të tij, gjë që e ka prekur shumë emocionalisht.
“Kisha pak Sindromën e Stokholmit…”
Duke reflektuar mbi martesën me reperin 48-vjeçar, Kim pranoi se gjatë atyre viteve kishte ndjenja që e bënin të ndihej e lidhur emocionalisht edhe me dhimbjen.
“Gjithmonë ndihesha shumë keq, e mbrojtur dhe gjithmonë doja ta ndihmoja. Mendoja me vete: ‘Duhet të kisha pritur’ ose ‘Mund të kisha ndihmuar’.
Por kjo ishte hera e parë që ndjeva se nuk mund të mbaja më përgjegjësi për dikë tjetër. Ishte kaq e trishtueshme,” – rrëfeu ajo, duke shtuar se e kuptoi më në fund se duhej të zgjidhte veten për të ruajtur shëndetin mendor.
Nga dashuria te divorci publik
Kim Kardashian dhe Kanye West u martuan në një ceremoni madhështore në vitin 2014 dhe janë prindër të katër fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Pas shtatë vitesh martesë, çifti njoftoi ndarjen në vitin 2021, duke e përfunduar një nga historitë më të ndjekura të botës së showbiz-it.
Sipas burimeve të afërta me familjen, West nuk ka mbajtur kontakte të rregullta me fëmijët dhe rrallëherë i viziton, ndërsa Kim ka marrë kujdestarinë kryesore.
“Tani jam më e fortë dhe më në paqe me veten”
Në fund të intervistës, Kim tha se pavarësisht dhimbjes, ajo ndjehet më e lirë, më e fortë dhe më e përgatitur për jetën.
“Kam mësuar që ndonjëherë dashuria nuk mjafton për të shpëtuar një marrëdhënie. Por gjithmonë do të kem respekt për të si babain e fëmijëve të mi,” – përfundoi ajo. /GazetaExpress/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...