Kiara e hoqi nga Instagrami përkohësisht – Luizi del me të e sqaron live - Gazeta Express
string(70) "kiara-e-hoqi-nga-instagrami-perkohesisht-luizi-del-me-te-e-sqaron-live"

Kiara e hoqi nga Instagrami përkohësisht – Luizi del me të e sqaron live

Yjet

Gazeta Express

23/02/2024 20:52

Ditën e djeshme Kiara Tito ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas një veprimi që u ra në sy të gjithëve. Papritur, ajo fshiu nga Instagrami të gjitha fotot me Luizin dhe e hoqi atë nga lista e ndjekësve.

Lajmet për një krizë mes çiftit, të cilët po presin edhe një fëmijë, u bënë virale në rrjet, por nuk ka vonuar shumë dhe ata kanë sqaruar se çfarë ndodhi.

Lexo Edhe:

Mbrëmë, Luizi ka hyrë “live” në Instagram dhe ka treguar se ky ishte një rreng i Kiarës, që ai e ka besuar si gjithë publiku.

“Kërkoj ndjesë për ata që janë shqetësuar, sepse unë e di që ka disa që na doni shumë. Por e bëra sepse ju thoni ‘jo Kiara nuk është stratege; jo po se Kiara kështu-ashtu’… Ja shikojeni Kiarën!”

Ndërsa Luizi tha se edhe ai e hëngri rrengun e Kiarës.

“Akoma s’e kam marr veten! Po pi cigare në ballkon. Nejse ishte e bukur, e hëngra.”

Kiara zbuloi se së shpejti do të postojë edhe videon e reagimit të Luizit.