Khabib thotë se do të kthehej në kafaz nëse i ofrohet kjo shumë e majme parash - Gazeta Express
string(78) "khabib-thote-se-do-te-kthehej-ne-kafaz-nese-i-ofrohet-kjo-shume-e-majme-parash"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/12/2020 8:51

Khabib thotë se do të kthehej në kafaz nëse i ofrohet kjo shumë e majme parash

Sporte tjera

Gazeta Express

03/12/2020 8:51

Khabib Nurmagomedov, kampioni i UFC-së në kategorinë e lehtë i cili e njoftoi pensionimi nga ky sport në tetor, ka thënë se do të tundohej për t’u kthyer në kafaz vetëm nëse i ofrohet një shumë prej 100 milionë eurove.

Luftëtari 32-vjeçar e ka një rekord të përkryer në UFC, 29 fitore dhe asnjë humbje, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai i tronditi adhuruesit e UFC-së kur e njoftoi pensionimin në tetor, duke e mbajtur premtimin që ia kishte bërë nënës së vet pas vdekjes së babait.

Por ai e ka pranuar se paraja flet.

Nëse presidenti i UFC-së Dana White vendos të përpiqet ta bindë Nurmagomedovin të kthehet në kafaz, kjo nuk do t’i kushtojë lirë.

“Kur vendos t’i japësh fund, i jep fund. Por gjëja më e mundshme është që Dana të ofrojë para”, tha Khabib.

“Nëse, për shembull, bëhet fjalë për 100 milionë dollarë, do ta kisha të vështirë ta merrja një vendim. Të shohim se çfarë mendon ai”, shtoi Khabib.

White dhe Khabib do të takohen në dhjetor dhe kthimi i rusit në ring pritet të diskutohet aty. /Gazeta Express/