Këto janë problemet shëndetësore që tregojnë sytë - Gazeta Express
string(49) "keto-jane-problemet-shendetesore-qe-tregojne-syte"

Këto janë problemet shëndetësore që tregojnë sytë

Gazeta Express

13/12/2019 11:30

Sytë janë një pjesë e trupit, me anë të së cilit ne mund t’i diagnostikojmë disa probleme shëndetësore nëse tregojmë kujdes në disa shenja paralajmëruese.

Disa nga këto shenja të paraqitura nga ekspertët e Agroweb janë:

Lexo Edhe:

Njolla të verdha në qepalla– shfaqja e njollave të verdha në qepalla mund të tregojë se niveli i kolesterinës është shumë i lartë. Këto njolla janë depozita yndyrnash, të cilat shfaqen në disa zona të trupit.

Ndjeshmëria e lartë ndaj dritës– nëse keni ndjeshmëri të lartë ndaj dritës dhe ju thahen sytë, atëherë keni të bëni me një sëmundje imunitare, e cila zakonisht i prekë gratë mbi moshën 40- vjeç.

Shikim i dobët– nëse ky problem ju shfaqet papritur, atëherë keni të bëni me isshemi. Nëse shikimi i dobët shoqërohet edhe me mpirje te gjymtyrëve, duhet të keni kujdes dhe te konsultoheni me ndonjë mjek.

Hollim i vetullave– nëse vëreni që me kalimin e moshës, qimet e vetullave fillojnë t’ju bien, atëherë keni probleme me gjëndrën tiroide. Edhe thinjat në vetulla mund të tregojnë që ju keni probleme me gjëndrën tiroide.