Këtë mesjavë fillon Liga Unike në basketboll - Gazeta Express
string(44) "kete-mesjave-fillon-liga-unike-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

22/01/2024 15:01

Këtë mesjavë fillon Liga Unike në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

22/01/2024 15:01

Në mesjavë, të martën dhe të mërkurën do të zhvillohet xhiroja e parë në Ligën Unike Femrat për edicionin e ri.

Qysh në javën e parë do të kemi ndeshje interesante, ku liga hapet me sfidën me kampionit dhe ish-kampionit.

Lexo Edhe:

Partizani është mikpritës i Prishtinës, ku të dyja skuadrat synojnë fitoren.

Skuadra tiranase është kampione aktuale, derisa ajo prishtinase e kishte fituar titullin e parë.

Takim po ashtu interesant shihet mes Bashkimit dhe Flamurtarit, dy skuadra me ambicie të mëdha në këtë edicion.

Të mërkurën zhvillohet sfida e fundit, ku do të ndeshen Tirana me Penzën.

Edhe në këtë edicion do të marrin pjesë gjashtë skuadra, tri më të mirat e Kosovës dhe Shqipërisë, të renditura për edicionin e kaluar në ligat e tyre vendore.

Gjithsej do të zhvillohen dhjetë xhiro, ku secila do të përballet me secilën, si vendas dhe si mysafir.

Më pas do të zhvillohet Final 4, me katër skuadrat më të mira në renditje.

Final 4 do të zhvillohet më 2/3 prill në Kosovë, ku do të përcaktohet kampioni i kësaj lige.