Kështu mund të votoni për të preferuarin tuaj në finalen e BBVK - Gazeta Express
string(63) "keshtu-mund-te-votoni-per-te-preferuarin-tuaj-ne-finalen-e-bbvk"

Kështu mund të votoni për të preferuarin tuaj në finalen e BBVK

TV/Film

Gazeta Express

17/03/2023 19:18

Të premten e 17 marsit do të jetë finalja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Për pesë finalistët e këtij edicioni, Artan Thaçi, Juliana Nura, Mbresa Hajrullahu, Stresi dhe Vedat Bajrami, votimet mund të bëhen nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Austria dhe Maqedonia e Veriut, njofton Klankosova.tv.

Lexo Edhe:

Në finale, maksimumi i mesazheve të vlefshme që mund të dërgohen nga një numër telefoni për 24 orë është 20.

Ndërsa, nëse dërgohen më shumë se 20 mesazhe nga një numër brenda 24 orëve, mesazhet shtesë nuk do të jenë të vlefshme.

Mesazhet nga Kosova mund t’i dërgoni në numrin 55 556, nga Shqipëria 55 557, nga Maqedonia 141 547, nga Zvicra 9292, nga Gjermania 44144 dhe nga Austria në numrin 0900 506 506.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.