Nëser në ora 11:00 takimi Kurti - Abdixhiku, a do arrihet marrëveshje për presidentin pas "pushimit" dy javë që patën? - Gazeta Express
string(111) "neser-ne-ora-1100-takimi-kurti-abdixhiku-a-do-arrihet-marreveshje-per-presidentin-pas-pushimit-dy-jave-qe-paten"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2026 15:14

Nëser në ora 11:00 takimi Kurti – Abdixhiku, a do arrihet marrëveshje për presidentin pas “pushimit” dy javë që patën?

Lajme

Gazeta Express

19/04/2026 15:14

Në dhjetëditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nesër pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se takimi do të zhvillohet të hënën në orën 11:00, pikërisht për çështjen e presidentit.

Ky takim vije pas dyjavësh, kur Kurti e Abdixhiku u takuan, por biseda rreth dyorëshe përfundoi pa rezultat konkret.

Përafrimet për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit aktualisht as nuk duken, mirëpo nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve politike nga kryeministri Albin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje.

Arbër Rexhaj, nga kjo parti, deklaroi për KosovaPress, se java e ardhshme pritet të karakterizohet me takime më të shpeshta të Kurtit, duke theksuar nevojën që procesi të kalojë nga diskutimet e përgjithshme në propozime konkrete për emra.

Advertisement
Advertisement
Advertisement