Kërkohet paraburgim për ish-zyrtarin e gjendjes civile në Ferizaj, dyshohet për keqpërdorim të pozitës - Gazeta Express
string(101) "kerkohet-paraburgim-per-ish-zyrtarin-e-gjendjes-civile-ne-ferizaj-dyshohet-per-keqperdorim-te-pozites"

Kërkohet paraburgim për ish-zyrtarin e gjendjes civile në Ferizaj, dyshohet për keqpërdorim të pozitës

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 9:42

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për një ish-zyrtar të gjendjes civile në këtë komunë, me inicialet B.Xh, nën dyshimin për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka keqpërdorur detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, në atë mënyrë që në kundërshtim Ligjin për Gjendjen Civile, një shtetas turk me inicialet M.K, e ka regjistruar në sistemin elektronik të Gjendjes Civile në Komunë e Ferizajt, duke i mundësuar që të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe patentë shofer, raporton Express.

Lexo Edhe:

“I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 23 Prill 2024, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në njoftim.