Kërkesa e madhe për çipe AI dërgon vlerën e Nvidia në 2 trilionë dollarë - Gazeta Express
string(72) "kerkesa-e-madhe-per-cipe-ai-dergon-vleren-e-nvidia-ne-2-trilione-dollare"

Kërkesa e madhe për çipe AI dërgon vlerën e Nvidia në 2 trilionë dollarë

AutoTech

Gazeta Express

04/03/2024 22:11

Vlera e tregut e Nvidia kapërceu 2 trilionë dollarët për herë të parë ditën e Premte. Aksionet e Nvidia u rritën me 4 për qind pasi Dell tha se pret një kërkesë të madhe për serverë AI.

Rritja e fundit e bën Nvidia kompaninë e tretë më të madhe në botë për nga vlera e tregut prej 2.06 trilionë dollarë, pas Microsoft dhe Apple me 3.09 trilionë dhe 2.77 trilionë dollarë respektivisht.

Lexo Edhe:

Super Micro Computer, një kompani tjetër që shet serverë ndërtuar me çipet e Nvidia, u rrit me 4.5 përqind. Prodhues të tjerë çipesh AI vijuan të rriten si AMD, Broadcom apo Marvell Technology.

Nvidia kontrollon rreth 80 përqind të tregut të çipeve AI të segmentit të lartë me konsumatorë si OpenAI, Microsoft, Alphabet dhe Meta.

Aksionet e Nvidia zëvendësuan ato të Tesla si më të shiturat në Wall Street ndërsa vlera e tyre është rritur me 66 përqind në 2024 pasi u trefishuan vitin e kaluar. /CIO Albanian