Kërcënohet Trajkoviq, e publikon numrin dhe e përmend Radoiçiqin: Për shkak të deklaratës sime për të.... - Gazeta Express
string(99) "kercenohet-trajkoviq-e-publikon-numrin-dhe-e-permend-radoiciqin-per-shkak-te-deklarates-sime-per-te"

Kërcënohet Trajkoviq, e publikon numrin dhe e përmend Radoiçiqin: Për shkak të deklaratës sime për të….

Lajme

Gazeta Express

22/08/2022 17:19

Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq thotë se u kërcënua në telefon, duke publikuar numrin në Twitter.

Trajkoviq ka shkruar se kërcënimi i erdhi për shkak se i kishte thënë disa fjalë për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq – i futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Sapo jam kërcënuar me telefon nga ky numër për shkak të deklaratës sime këtë mëngjes për Milan Radoiçiqin. Ora 15:28”, shkroi Trajkoviq.

Ajo e ka publikuar numrin dhe e ka përmendur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, qeverinë dhe policinë serbe, pasi tha se “ngacmuesi qartësisht nuk fshihet pas këtij numri të telegonit”.

“I kërkoj autoriteteve të reagojnë”, shkroi Trajkoviq.

Në mëngjes në një intervistë për N1, Trajkoviq pyeti “kush është Radoiçiq”, duke thënë se ai nuk mund t’i mbrojë serbët.

“Ai është i ri, nuk ka shërbyer në ushtri, pak njerëz dinë diçka nga biografia e tij, nuk e di nëse di të mbajë armë, të bëjë një strategji”, ka thënë Trajkoviq.