Komuna e Skenderajt fton qytetarët të rinovojnë kërkesat për shfrytëzimin e parkingjeve - Gazeta Express
string(87) "komuna-e-skenderajt-fton-qytetaret-te-rinovojne-kerkesat-per-shfrytezimin-e-parkingjeve"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 13:04

Komuna e Skenderajt fton qytetarët të rinovojnë kërkesat për shfrytëzimin e parkingjeve

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 13:04

Komuna e Skenderajt ka njoftuar shfrytëzuesit e parkingjeve në rrugën “Fehmi dhe Xheve Lladrovci”, të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit, që të parashtrojnë kërkesë për vazhdimin e përdorimit të hapësirës publike.

Sipas njoftimit të komunës, personat që ende nuk kanë dorëzuar kërkesë duhet ta bëjnë këtë përmes arkivës së Komunës së Skenderajt.

“Me rastin e shqyrtimit të kërkesave, përparësi do t’u jepet banorëve që banojnë pranë hapësirës së parkingut, në përputhje me kriteret dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.

Komuna u ka bërë thirrje shfrytëzuesve që kërkesat t’i dorëzojnë sa më parë, në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i rregullt i shfrytëzimit të parkingjeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement