Keni humbur dikë të dashur, lexojeni poezinë e trisht të Hygos, “Ja, nesër, sa të gdhihet” - Gazeta Express
string(84) "keni-humbur-dike-te-dashur-lexojeni-poezine-e-trisht-te-hygos-ja-neser-sa-te-gdhihet"

Arte

Gazeta Express

14/02/2022 23:11

Keni humbur dikë të dashur, lexojeni poezinë e trisht të Hygos, “Ja, nesër, sa të gdhihet”

Arte

Gazeta Express

14/02/2022 23:11

“Ja, nesër, sa të gdhihet”, është poezi kushtuar mallit dhe trishtimit për një person të dashur, i cili ka ndërruar jetë.

Në çdo varg ndihet dhimbja e autorit për atë që ka humbur, por njëkohësisht edhe dëshira për ta pasur pranë. Koha ka kaluar dhe autori mezi pret të shkojë e “ta takojë” në varr, ku dhe vendos t’i lërë një buqetë me lule e gjethe të gjelbëra. K

jo poezi i kushtohet çdokujt që ka humbur një person tëdashur dhe nuk e lë malli për ta ndjerë pranë, qoftë edhe duke i shkuar në varreza. Kështu duket sikur e zbeh disi mallin që ndien përbrenda. Kështu duket sikur atë person e ndien më afër, më “të gjallë”.

“Ja, nesër, sa të gdhihet”

Ja, nesër, sa të gdhihet, sapo të zbardhë fusha,

Do nisem, e dëgjon? E di që ti më pret,

Mes pyllit do t’i bie dhe malit me gëmusha,

Larg teje s’mund të rri se ndarja po më tret.

Do t’eci si në mjegull, në shpirt i përqëndruar,

E zhurmë nuk do ndiej, s’do shoh asgjë që jashtë,

I vetëm, i kërrusur, me duart kryqëzuar,

Do ndiej veç dëshpërim e dita bëhet natë.

Ndaj mbrëmjes nuk do shoh prarim që gjurmë le,

Dhe vellon mbi Herflër nuk e vërej që larg,

E, kur të mbërrij atje, mbi varrin tënd do vë,

Buqetë gjethegjelbër, me lule thurur varg.