Kelmendi: Unë nuk jam Vëllai i Madh, BBVK i ka thyer rekordet e shikueshmërisë - Gazeta Express
string(76) "kelmendi-une-nuk-jam-vellai-i-madh-bbvk-i-ka-thyer-rekordet-e-shikueshmerise"

Kelmendi: Unë nuk jam Vëllai i Madh, BBVK i ka thyer rekordet e shikueshmërisë

TV/Film

Gazeta Express

17/03/2023 20:13

Sonte është finalja e Big Brother VIP Kosova, ku do të shpallet fituesi i edicionit të parë të këtij formati.

E në lidhje me këtë në emisionin “Info Magazinë”, ka folur Drejtori i Përgjithshëm i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ku është pyetur se a është ai “Vëllai i Madh”.

Lexo Edhe:

Kelmendi është përgjigjur, duke treguar nuk është ai “Vëllai i Madh”, por këtë rol e ka një personazh, i cili nuk do të zbulohet.

“Jo jo, unë jam njëri nga personat përgjegjës, duke qenë një projekt i përbashkët Klan Kosova dhe ArtMotion, unë jam një nga bashkëdrejtorët, bashkë me z.Kushtrim Gojani, por rolin e “Vëllait të Madh” natyrisht se e ka një personazh të cilin nuk e zbulojmë dhe rol të madh natyrisht ka edhe produksioni me Yllkën, Alaudinin, Libertën, Liridonin, Floretin, Valonin dhe shumë të tjerë që kanë qenë drejtpërdrejtë të përfshirë”, u shpreh ai.

Kelmendi tutje bëri të ditur se Big Brother VIP Kosova i ka thyer rekordet e shikueshmërisë dhe komentimit, përcjell Klankosova.tv.

“Big Brotherin po e bëjmë në Kosovë për herë të parë dhe jemi ndër shtetet më të vogla që e bëjmë këtë format, por besoj që ia dolëm. Me çdo matje të shikueshmërisë është renditur si formati televiziv ose orët televizive më të shikuara ndonjëherë, por unë do të shtoja edhe më të komentuara”, u shpreh tutje Kelmendi.