Keçeri legjendar në gjendje jo të mirë, Hulk Hogan nuk i ndjen më këmbët pas operacionit - Gazeta Express
string(87) "keceri-legjendar-ne-gjendje-jo-te-mire-hulk-hogan-nuk-i-ndjen-me-kembet-pas-operacionit"

Keçeri legjendar në gjendje jo të mirë, Hulk Hogan nuk i ndjen më këmbët pas operacionit

Sporte tjera

Gazeta Express

30/01/2023 10:49

Ikona e WWE, Hulk Hogan, nuk i ndjen më këmbët e tij, sipas pohimit nga kolegu i tij Kurt Angle.

Fituesi i medaljes së artë olimpike 54-vjeçar Kurt Angle, ka zbuluar se Hogan i tha atij se nuk i ndjen më këmbët pas operacionit në shpinë.

Lexo Edhe:

Duke folur në programin e tij “The Kurt Angle Show”, ai tha:

“Hogan iu nënshtrua përsëri operacionit në shpinën. Ai kishte prerë nervat e pjesës së poshtme të trupit. Këmbët pothuajse nuk i ndjen fare. Kështu ai përdor bastunin e tij për të ecur. Në fillim mendova se e përdorte sepse kishte dhimbje në shpinë. Por është e kundërta, ai nuk ndjen më asgjë fare. Më vjen shumë keq për të. Ai vuri zemrën dhe shpirtin e tij në karrierë, dhe ajo e hëngri. Nuk mund ta imagjinoj dot një shfaqje të WWE pa Hulk Hogan. Ai është emri dhe imazhi i kompanisë. Ai është djali që revolucionarizoi mundjen profesioniste”, përfundoi Kurt Angle./abcnews.al