Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në takim sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Hamza tha se me të diskutuan për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për përgatitjet drejt zgjedhjeve të 7 qershorit.
“Diskutuam edhe për nevojën që Kosova të tejkalojë klimën e krizave të vazhdueshme, të cilat kanë ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike dhe mirëqenien e familjeve kosovare”.
Ndërkaq, Hamza tha se i ka rikonfirmuar ambasadorit francez angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike.
“E falënderova ambasadorin Guerot për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj demokratik dhe euroatlantik”.
Reisebüro Prishtina është partneri juaj i besueshëm për udhëtime të sigurta, të shpejta dhe pa stres. Me përvojë shumëvjeçare...