KB Prishtina fiton Kupën, thyhet xhami i autobusit me të cilin udhëton skuadra - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

07/02/2021 20:38

KB Prishtina fiton Kupën, thyhet xhami i autobusit me të cilin udhëton skuadra

Basketboll

Gazeta Express

07/02/2021 20:38

KB Prishtina ka fituar sonte Kupën e Kosovës ku e ka mposhtur Golden Eagle Yllin më rezultat 76:82, por gjatë kthimit në shtëpi atyre i është thyer xhami i pasmë i autobusit me të cilin udhëton skuadra

KB Prishtina fitoi sot Kupën e Kosovës duke e mposhtur në Finale 8 skuadrën e Golden Eagle Ylli.

Final 8 është organizuar këtë vit në Therandë.

E pas ndeshjes skuadra e KB Prishtina ka lajmëruar se dikush ka thyer xhamin e pasmë të autobusit me të cilin udhëton skuadra.

Këtë njoftim ata e kanë plasuar në facebook.

PRIMITIVË! Autobusi ynë pas ndeshjes… #PaKoment

Posted by KB Prishtina on Sunday, February 7, 2021

Kujtojmë se Sigal Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll, duke mundur Golden Eagle Yllin me shifrat 76:82 (16:27, 19:14, 27:23, 14:18).

Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, me një seri prej 0:8, derisa epërsinë më të lartë e arritën në 11 pikë, 6:17, derisa çerekun e parë e përfunduan në të mirë të tyre 16:27. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke pasur epërsi 18:31, por me kalimin e minutave vendasit ngushtuan shifrat dhe pjesa e parë përfundon 35:41.

Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, dhe arrin që të kalojë në epërsi 60:59, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62:64. 10 e minutat e fundit ishin mjaft interesant dhe dramatik. Therandasit afrojnë rezultatin në 66:67, por Prishtina me një seri prej 6:0, shkëputet në 66:73. Dramë u zhvillua deri në momentet e fundit, por Prishtina u tregua më e vëmendshme dhe triumfoi 76:82.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 22 pikë e tetë asistime, kurse te Sigal Prishtina, Nigel Johnson me 21 pikë, 7 kërcime e 13 asistime. /GazetaExpress/