KB Peja zyrtarizon Musab Malën - Gazeta Express
string(30) "kb-peja-zyrtarizon-musab-malen"

Sport

Gazeta Express

24/12/2023 23:08

KB Peja zyrtarizon Musab Malën

Sport

Gazeta Express

24/12/2023 23:08

Musab Mala do të jetë pjesë e Pejës nga edicioni pranveror.

Klubi pejan njoftoi zyrtarisht sonte për arritjen e marrëveshjes me mitrovicasin, shkruan Gazeta Express.

Reprezentuesi kosovar në gjysmën e parë të këtij sezoni e kaloi te Proton Cable Prizreni.

Mala në Superligë luajti me mesatare prej 13 pikëve, 4.6 asistimeve dhe 3.3 kërcimeve.

Njoftimi i plotë nga KB Peja (pa ndërhyrje):

“Musabi vishet verdh e zi…

Basketbollisti i Kombëtares së Kosovës, Musab Mala, i bashkohet KB Pejës nga Proton Cable Prizreni.

Mala ka ndërtuar karrierë në Superligën e Kosovës në Basketboll, dhe këtë edicion deri tash ka luajtuar me mesatare prej 13 pikëve, 4.6 asistimeve dhe 3.3 kërcimeve.

Mirëserdhe në shtëpinë e Kampionëve!”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement