Klubi i basketbollit, Bashkimi ka reaguar pasi tifozët e tyre janë ndaluar nga policia malazeze, pasi kishin mbuluar një grafit me mbishkrimin “Delijasha” duke vendosur mbi të “UÇK”.
Në reagimin e tyre, klubi prizrenas bënë thirrje që tifozët e tyre të lirohen, pasi që po mbahen padrejtësisht.
Reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje
Reagim !!
Është e papranueshme që Arpagjik’t të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar UÇK. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht. ![]()
Solidariteti me ta është i pakushtëzuar!
I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse Ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës dhe veçanërisht Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjik’t si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë!
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...