Katy Perry nga Sunny Hill shkon në Kotor me Trudeau, mediat serbe e sulmojnë që e ngriti flamurin e Kosovës - Gazeta Express
string(107) "katy1-perry-nga-sunny-hill-shkon-ne-kotor-me-trudeau-mediat-serbe-e-sulmojne-qe-e-ngriti-flamurin-e-kosoves"

Ballina

Gazeta Express

05/08/2026 10:52

Katy Perry nga Sunny Hill shkon në Kotor me Trudeau, mediat serbe e sulmojnë që e ngriti flamurin e Kosovës

Ballina

Gazeta Express

05/08/2026 10:52

Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, gjatë performancës së saj në festivalin tashmë të njohur “Sunny Hill”, kishte ngritur flamurin e Republikës së Kosovës. Kjo gjë s’iu ka pëlqyer mediave të pushtetit në Serbi.

Tashmë kur Perry bashkë me partnerin e saj Justin Turredau ka shkuar për të kaluar disa ditë në Kotor të Malit të Zi, mediat serbe e kanë sulmuar duke e quajtur si veprim skandaloz ngritjen e flamurit të Republikës së Kosovës gjatë festivalit në Prishtinë.

Kurir ka shkruar se “pas skandalit me flamurin e shtetit të Kosovës, këngëtarja shkon në Kotor”

Derisa gazeta tjetër simotër e Kuririt, Informer, shkruan se Mali i Zi ia “ka shtruar qilimin e kuq gruas që shkeli integritetin tonë me një flamur të ..”, duke e kritikuar Podgoricën zyrtare./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement